Kanada: Shpërthejnë bombën artizanale në restorant
Dy persona të paidentifikuar hynë në një restorant gjatë së enjtes në qytetin kanadez të Mississaugës, e aktivizuan një pajisje të improvizuar shpërthyese, duke plagosur 15 persona, për t’u arratisur më pas, raporton the Guardian
Shpërthimi ndodhi në restorantin “Bombay Bhel” rreth orës 22:30 të mbrëmjes me orën lokale.
15 të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, por vetëm 3 prej tyre kanë pësuar dëmtime kritike për jetën, siç njofton shpërbimi rajonal i ndihmës së shpejtë “Peel”.
Dy të dyshuarit u larguan në drejtim të paditur pasi aktivizuan bombën artizanale. Deri më tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, ndërsa motivi i tij mbetet ende mister.
Rrugët përreth restorantit u mbyllën, ndërsa prania policore në vendngjarje ishte tejet e madhe, shoqëruar me pjesëmarrjen e oficerëve të armatosur rëndë, si pjesë e kundërpërgjigjes së emergjencës.
Shpërthimi vjen një muaj pasi një shofer përplasi furgonin e tij të bardhë Ryder, të cilin e kishte marë me qira, me turmën në kohë dreke në Toronto, duke vrarë 10 vetë dhe duke plagosur 15 vetë të tjerë.