AktualitetTë fundit

Ikën Vlahutin: Luigi Soreca është pasardhësi

Vetëm një ditë pas lajmit se amabasadorja e BE-së Vlahutin do të lerë vendin tonë, mësohet emri i Ambasadorit të ri në BE-së në Tiranë.

Romana Vlahutin do të zëvendësohet në këtë post nga Luigi Soreca.

Soreca ka qenë Drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian. Ai ka qenë përgjegjës dhe për koordinimin e dialogut të liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Akreditimi i tij do të bëhet pas përfundimit të mandatit të ambasadores aktuale, Vlahutin, mandati i së cilës mbaron në gusht të 2018.

Romana Vlahutin erdhi në Shqipëri në vitin 2014 si ambasadore e BE-së pasi shërbeu si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë.

 

Fraksion.com