AktualitetBota+

Harvey Weinstein i dorëzohet autoriteteve; Akuza për krime seksuale

Producenti i filmave Harvey Weinstein doli nga një stacion të policisë së qytetit të Nju Jorkut nën pranga. Ai u dorëzua vetë sot herët në mëngjes lidhur me akuzat për krime seksuale, disa muaj pas një rënieje drastike nga pozitat shumë të fuqishme që ai gëzonte në Hollivud. Më shumë se 70 gra kanë akuzuar bashkëthemeluesin e kompanisë filmike “Miramax” dhe “Weinstein Co” për abuzim seksual, përfshirë përdhunim, me disa akuza që datojnë dekada shkruan VOA.

Akuzat e raportuara fillimisht nga gazeta New York Times dhe revista New Yorker vitin e kaluar, u bënë pikënisja e lëvizjes “#MeToo” ku u bashkuan me qindra gra që kanë akuzuar publikisht për abuzim seksual burra të fuqishëm në biznes, qeveri, dhe në industrinë e argëtimit. Harvey Weinstein i ka mohuar akuzat për abuzim seksual.

Sipas New York Times, që citonte zyrtarë të paidentifikuar të rendit, Harvey Weinstein pritet të akuzohet për përdhunimin e një gruaje dhe detyrimin e një tjetre të kryejë seks oral me të. Prej momentit që akuzat u bënë publike përfaqësuesit më të rëndësishëm të industrisë së filmit u distancuan nga Harvey Weinstein, i cili gjithashtu ka qenë një nga emrat më të fuqishëm të Hollivudit.

 

Fraksion.com