AktualitetBota+Të fundit

A do të përjetësohen Trumpi dhe Kimi si orkide?

Edhe pse takimi mes presidentit të SHBA-së Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim u shty, një rezultat i një takimi të mundshëm të tyre në Singapor mund të parashikohet që tani: dy orkide me emrat e tyre.

Samiti midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut në Singapor u shty, por nëse një i tillë mbahet po në Singapor, ky mund të rezultojë me dy orkide të reja, një me emrin Donald Trump dhe një me emrin Kim Jong Un. Sepse në Singapor është traditë që krerëve të shteteve dhe vizitorëve të tjerë të rëndësishëm t’u dhurohen orkide me emrin e tyre.

Të ftuarit mund t’i marrin këto lule me vete edhe në shtëpi, por kjo mund të jetë e vështirë si në Uashington dhe në Phenian, sepse bimët tropikale nuk e përballojnë dimrin.

Në internet kanë nisur tashmë diskutime të gjalla me sugjerime të ndryshme për emrat e luleve, p.sh. dendrobium Donald Trump apo dendrobium Kim Jong Un (dendrobium është emri shkencor i orkideve).

Traditë e gjatë

Në kopshtin e orkideve të Singaporit ka edhe një orikde me emrin Angela Merkel dhe një orkide me emrin Helmut Kohl. Vizitori i fundit gjerman të cilit iu bë ky nder ishte presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili ishte në Singapor vjeshtën e kaluar.

Gjithësej ka rreth 1000 specie orkidesh me deri në 30.000 lloje. Kopshti i orkideve të Singaporit thotë se ka koleksionin më të madh të këtyre luleve në botë.

Nordkorea feiert Geburtstag des Staatsgründers Kim Il Sung (picture-alliance/MAXPPP)Orkideja që mban emrin e gjyshit të Kimit, Kim Il Sung, është objekt adhurimi për shumë vizitorë

Në rast se Trumpi do ta merrte me vete orkidenë, fati i saj nuk dihet, sepse në SHBA të gjitha bimët që sillen duhet të kalojnë në karantinë. Si edhe filizi i lisit që solli me vete presidenti Macron.

Ndërsa dendrobium Kim Jong Un mund të ketë një të ardhme të famshme – sepse orkideja që mban emrin e gjyshit të Kimit, Kim Il Sung, është objekt adhurimi për shumë vizitorë të panairit të luleve Kimilsungia. që zhvillohet çdo ditë në Phenian./DW

 

Fraksion.com