10 profesionet që ju bëjnë të lumtur
Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur – kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner, shkruan ekonomia online. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.
Lumturia në profesion, cilat janë kategoritë?
Pjesëmarrësit duhet t’u përgjigjeshin pyetje të tilla – si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim.
Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.
Punët artizanale dhe profesionet sociale ju bëjnë të lumtur
Rezultatet në këtë studim ishin befasuese – yjet e muzikës, futbollistët profesionistë apo menaxherët nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Paraja duket se nuk ka dhe aq rëndësi. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.
Sipas “Indeed Hapines Index 2016”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.
Klasifikimi
10 – Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre.
9 – 64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre
8 – 65% e mjekëve e duan punën e tyre
7 – Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre
6 – 67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre.
5 – 69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre
4 – Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre.
3 – Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet që 76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre.
2 – Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete – ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe etatistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë.
1 – Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë.