Thaçi: Bashkë me Ibrahim Rugovën e përgatitëm Kosovën e pavarur
Me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Sektori i Historisë i Muzeut të Kosovës ka hapur ekspozitën historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.
Presidenti Hashim Thaçi, me këtë rast tha se kjo ekspozitë shpreh vlerësimin shtetëror për rolin historik të ish-presidentit Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se me Rugovën kanë qenë bashkë në konferencën e Rambujesë e pastaj edhe në Grupin e Unitetit dhe se së bashku e kanë përgatitur Kosovën si shtet të pavarur.
Thaçi e vlerësoi veprimtarinë e ish-presidentit, përderisa e quajti si një nga njerëzit me meritorë për bërjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Sipas tij, ish-Presidenti Rugova ishte njeri i dialogut, pajtimit e vizionit, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai deklaroi se sot çdo parti dhe lider politik duke të shikoje të ardhmen e Kosovës. Ai tutje tha se shteti është mbi të gjitha dhe para çdo adresë politike.
“Kushdo që do te vizitojë ekspozitën do të këtë mundësi të bëjë kthim në kohë të renda dhe tragjike te vendit, te cilat pashmangshëm lidhen me emrin e Rugovës. Lëvizja bëri bashkë politikanë, intelektuale e ushtarake me qëllim të vetëm, këtij populli liridashës i cili kanë qenë dhe mbetet populli me pro-evropian t’i epet e drejta te jete i lire dhe të këtë shtetin e vet”.
“Presidenti Rugova unë e të tjerë kemi qenë në konferencën e Rambujesë edhe ekipin e unitetit, se bashku përgatitëm Kosovën të pavarur. Ndërtuam miqësi të përjetshme me partneret strategjik. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si aksident politik, duhet te jemi te vetëdijshëm se kjo u fitua me sakrificë ku ka rol presidenti Rugova”.
“Presidenti Rugova ishte komunikativ, njeri i dialogut, njeri i pajtimit e vizionit. Sot çdo parti dhe lider politik duke të shikoje të ardhme perspektiven e Kosovës pa interesa. Sot Kosova shtet, ka simbolet e veta, identitetin e vet evropian dhe duhet secili të jetë krenar. Shteti është mbi të gjitha dhe para çdo adrese politike. Kjo ekspozitë shpreh vlerësimin shtetëror për rolin historik te presidentit Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Ish-kryeministri i qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, tha se rezistenca paqësore e Rugovës e mbështetur edhe nga ShBA-ja ka përgatitur shtratin e Pavarësisë së Kosovës. Ai apeloi që të forcohet shtetit i së drejtës dhe një ekonomie solide.
“Sot çka do që flas e teproj pas këtyre fotografive që flasin shumë. Ka qenë rrugë e gjatë, ia kemi dla me be një shtet. Jam këtu me be apel me forcuar shtetin me shtetin e së drejtës dhe ekonomi solide. Kemi punë me Serbinë akoma, kjo po na bllokon. Duhet te jem optimist për këto negociata. Kjo rezistencë paqësore që e ka udhëheq Rugova ne kemi qenë vetëm hyzmeqar”.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka falënderuar institucionet, organizatat dhe ata që kanë ofruar materiale për të dokumentare për organizimin e ekspozitës.
“Para kësaj audience të nderuar dua të falënderoj institucionet dhe organizatat që ndihmuan në organizmin e kësaj ekspozite, kontributorët e shumtë të cilët kanë ndihmuar në ofrimin e materialeve dokumentare për përgatitjen e kësaj ekspozite dhe në vecanti të autorëve të saj, sektorit të historisë në Muzeun e Kosovës, Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci”.
Nënkryetari i LDK-së, Luftfi Haziri, tha për Ekonomia Online se kjo ekspozitë është respekt për punën dhe veprën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Haziri deklaroi se ai mbetet themelues i këtij shteti, vizionar i cili ka arritur të ndërtoj solidaritet ndërkombëtar në krijimin e Republikës së Kosovës.
Megjithtë, Haziri tha se kujdesi institucional ndaj Ibrahim Rugovës mbetet i zbehtë dhe kjo sipas tij tregon mosrespekt.
“Kujdesi institucional mbetet ende mbetet i zbehtë, me vet faktin që kjo ekspozitë organizohet nga punonjësit e muzeut në mënyrë të pavarur me mbështetje të kompanive private, tregon qartë mungesën e respektit institucional dhe kujdesit institucional financiar”.
Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi kanë sjellë për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës, raporton Ekonomia Online.
Zyra e ish-presidentit Ibrahim Rugova është improvizuar në një vend tjetër e bashkë me të edhe disa nga gjërat më të çmuara që portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.
Krahas kostumit që portretizonte vendin e lindjes, qëndronte edhe kostumi bashkë me shallin që e karakterizonte portretin e tij.
Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.
Fraksion.com