Parlamenti Evropian nuk do të dërgojë vëzhgues për zgjedhjet në Turqi
Parlamenti Evropian (PE) nuk do të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, të cilat do të mbahen më 24 qershor.
David McAllister dhe Linda McAvan, ne emër të grupit koordinues për mbështetje demokratike dhe zgjedhje të Parlamentit Evropian, u shprehën se nuk do të monitorojnë procesin zgjedhor në Turqi dhe se nuk do të komentojnë rezultatin dhe procesin zgjedhor.
Në kumtesë theksohet se çfarëdo deklarate e anëtarëve të Parlamentit Evropian nuk pasqyron qëndrimin e PE-së./AA
Fraksion.com