Life StyleTë fundit

Martesë jetëgjatë dhe të lumtur? Ja cila është mosha ideale

Nëse dëshironi të keni një martesë jetëgjatë dhe të lumtur duhet të keni kujdes edhe moshën në të cilën merrni vendimin për ta ndërmarrë këtë hap. Sipas një studimi të fundit i bërë nga universiteti i Utah është zbuluar se njerëzit që martohen rreth moshës 28 deri në 32 vjeç kanë më pak shanse që të divorcohen dhe martesa e tyre të marrë fund.

Sociologu Nick Wolfinger ka analizuar të dhënat nga viti 2006 deri në 2011, të National Survey Family Growth dhe ai doli në konkluzionin se martesat e bëra nga individë të target grupeve 28 deri në 32 vjeç janë martesa më të suksesshme.

Më parë mendohej që sa më e madhe të ishte mosha në të cilën martoheshe aq më të mëdha ishin dhe shanset për tu divorcuar, por ky studim hodhi poshtë teoritë e mëparshme duke konkluduar në moshën ideale për të lidhur martesën. Por studimet tregojnë se janë edhe dy kategori moshash që konsiderohen kulmet për divorc në 5 vitet e para të martesës dhe bëhet fjalë për në të 20-tat dhe pas moshës 45 vjeç.

 

Fraksion.com