Manja, për protestën e opozitës: Akt pabesie, ndikohet nga faktorë të jashtëm
Ulsi Manja deklaron se mazhoranca nuk tronditet nga publikimi i audio-përgjimeve pa fakte nga Partia Demokratike.
Kreu i Komisionit të Ligjeve e konsideron materialin si sajese duke nënvizuar se është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.
I ftuar në “News24’, Manja komentoi edhe protestën e thirrur nga opozita duke theksuar se është rikthim në vendin e krimit. “Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush.
Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave.
Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti.
Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para.
PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro.
Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha Manja.
Fraksion.com