Johnson viktimë e një shakaje telefonike, bisedon rreth Sirisë, Rusisë dhe Putinit
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, u bë viktimë e një shakaje telefonike të personit i cili iu prezantua sikur të jetë kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.
Biseda ka zgjatur për 18 minuta, dhe gjatë saj, Johnson bisedoi mbi Rusinë, Sirinë dhe helmimin në Salisbury.
“Ministri e kuptoi se është mashtruar dhe mbylli bisedën. Kryem një kontroll të menjëhershëm dhe kuptuam se ishte një shaka”, tha ministria e Jashtme e Britanisë në një njoftim.
“Salisbury, përdorimi i armëve kimike në Siri dhe zhvillimet më të fundit në Armeni janë zhvillime serioze. Këto veprime fëmijërore flasin për joseriozitetin e personit që mori në telefon, dhe atyre të cilët qëndrojnë prapa kësaj”, thuhet në kumtesë.
Edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, në vitin 2015 u bë viktimë e një shakaje telefonike. Në atë kohë, e kishte marrë në telefon personi i cili u prezantua si Robert Hannigan, drejtor i Zyrës Shtetërore për Komunikime (GCHQ). Pasi ishte konstatuar se bëhet fjalë për një shaka, u ndërmorën dhe analizuan masat e sigurisë.
Kryeministria britanike ka qenë viktimë e një shakaje edhe në vitin 1998. Atëherë moderatori i radios, Steve Penk, duke u prezantuar si lideri i Partisë Konservatore, William Hague, bisedoi me kryeministrin Tony Blair./AA
Fraksion.com