Hetuesit: Kemi identifikuar njësinë ushtarake ruse në rrëzimin e MH17
Prokurorët që hetojnë rrëzimin e fluturimit MH17 mbi Ukrainën lindore në 2014 thanë të enjten se kishin identifikuar raketën e përdorur për të rrëzuar aeroplanin si të ardhur nga forcat e armatosura të Rusisë.
Wilbert Paulissen, kreu i skuadrës së krimeve të policisë kombëtare të Holandës, tha se raketa u shkarkua nga Brigada e 53-të anti-avionëve të Rusisë.
“Të gjitha mjetet në konvoij që mbante raketën ishin pjesë e forcave të armatosura ruse”, tha ai në një konferencë televizive për shtyp.
Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë incident.
Fraksion.com