AktualitetTë fundit

AKU bllokon 53 ton mish me salmonelë nga Brazili; Do shitej në tregun shqiptar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar së fundmi 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium i ndarë në dy ngarkesa. Këto të fundit kishin si vend origjine Brazilin dhe ishin të destinuara për tregun shqiptar.  AKU bëri me dije  se ky  identifikim vjen në kuadër të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e çdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri.

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Kjo e çon totalin e ndaluar në 130 tonë mish. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Sipas shifrave zyrtare  në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e  të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

Ndërkohë që nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700  ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. .

AKU dhe Ministria ë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë./Monitor

 

Fraksion.com