AktualitetPolitikëTë fundit

“Xhafaj” shkakton sherr te Ligjet, përplasen ashpër Manja-Balliu

Skenari i djeshëm në komisione është përsëritur edhe sot në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës nuk kan lejuar ecurinë normale të punës, duke kërkuar llogari nga kryetari Ulsi Manja për çështjen “Xhafaj”.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe kanë debatuar ashpër me Manjën. Përplasja me tension të lartë ka qenë mes deputetit të PD, Klevis Balliu dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Balliu duke iu referuar protestës së PD përpara kryeministrisë,  i është drejtuar Manjës duke thënë: “Më datë 26 mbaron muzika jote”.

DEBATI:

Dhurata Cupi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të ketë reflektim nga kolegët që ti kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në rrugën drejt BE.

Ulsi Manja: Qeveria nuk rrezohet me protesta, por me vote.

Edmond Spaho: S’di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit te Brendshëm te ketë vëllain te dënuar, ndaj po ju kërkojmë që për të qenë vendi dinjitoz të japë dorëheqjen ka njerëz edhe në PS edhe te Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë.

Manja: Faleminderit zoti Spaho për këshillën miqësore.

Vokshi kërkon fjalën për procedurë

Manja: Janë 22 milion euro që presin votën e këtij Kuvendi që presin ti shkojnë publikut dhe më duket po e bllokoni.

Vokshi: Po shkelni rregulloren, dua fjalën për procedurë.

Klevis Balliu: Ka mundësi të marr fjalën? Pse ke frike nga një pyetje? Cili nga ju mendon që është normale në një vend demokratik që ministri i Brendshëm të ketë vëllain në burg për droge? Na e thoni dhe ikim ne jemi dakord.

Tensione në seancë / Miratohet ne parim pr/ligji mes zhurmave

Manja: Qetësi!

Balliu: Drogën e keni kthyer në sistem.

Manja: Ke tre dite që këndon në Komisionin e Ligjeve.

Balliu: Po më bilbil se ty s’ka, unë po bej pyetje.

Manja: Po ty s’të ka thënë ndonjëherë ne jetë puna mbare, po bën pyetje ti.

Balliu: Pse jeni kthyer në memecë të gjithë? Pse nuk i përgjigjeni pyetjes? Këtu duhet të jepni përgjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mirë kështu. Kush është dakord me nenin 1…

Balliu: Te kane dhënë urdhër te mos flasësh?

Manja: Jemi për pune këtu, çfarë gjëme ka ndodhur? Gjema ka ndodhur tek ju po se keni marre vesh. Kur je krenar ti qe ke një kryetar qe akuzohet për 250 milionë euro.

Balliu: Gjithë ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje.

Manja: Po me shurdhove o zotëri.

Balliu: Ti i ke nxire jetën shqiptareve, u shurdhove ti.

Manja: E kane marre vesh njerëzit qe je deputet i Shqipërisë, ka tre dite. E ka dhënë opinionisti Fahri Balliu përgjigjen./Gazeta Shqip

 

Fraksion.com