Risitë e Rregullores evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Për këtë flitet prej dy vjetësh dhe për njerëzit, ndikimet janë një risi e javëve të fundit. Bëhet fjalë për Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (General Data Protection Regulation – GDPR) që do të hyjë në fuqi më 25 maj.
Rregullorja përbëhet nga 99 nene dhe është një nismë e Komisionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe banorëve të Evropës. Ajo na mbron si kur jemi brenda vendit apo jashtë tij. Rregullorja udhëhiqet nga Brukseli, por vende si Austria, Gjermania, Sllovakia dhe Suedia kanë bërë hapa në legjislacionin e vet, shkruan Telegrafi.
E thjeshtë, para së gjithash. Askush nuk mund të përpunojë të dhënat tona pa marrë, së pari, pëlqimin tonë. Çdokush duhet të na shpjegojë në mënyrë të qartë se çfarë do që të bëjë me to dhe për sa kohë do të ruajë një kopje të të dhënave. Çfarëdo që të jetë, një rrjet social, një faqe ku rezervojmë një vizitë mjekësore apo një faqe online ku jemi duke blerë një produkt.
Ne duhet të jemi në gjendje të përdorim një shërbim, edhe nëse nuk e lejojmë përpunimin e informacioneve tona personale. Pranimi nuk duhet të jetë detyrues. Për më tepër, gjithçka që Facebook, WhatsApp, Twitter, Snapchat apo Apple dinë për ne duhet të qasen me lehtësi, të shkarkohet, të ndryshohet, të fshihet apo të transferohet në një shërbim tjetër analog. Duhet të jetë e mjaftueshme një kërkesë për të marrë një përgjigje në maksimumi një muaj.
Bëni kujdes! Qasja në të dhëna është delikate, që kanë të bëjnë me fenë, seksualitetin apo politikën, është i ndaluar. Në këtë rast kërkon një pëlqim të qartë për të përmbushur të drejtat apo detyrimet specifike.
Për të aplikuar njohjen e fytyrës në fytyrën tonë, si e dhënë biometrike, për shembull, Facebook duhet të na shpjegojë plotësisht arsyen e saktë të kërkesës. Është edhe çështja e moshës minimale për të dhënë informacionet personale pa konsensusin e prindërve dhe fakti i lundrimit lirisht në internet. Për Rregulloren, mosha minimale është 16 vjeç, megjithatë mosha do të ndryshojë sipas vendeve të ndryshme.
E mbani mend sulmin e hakerëve ndaj Yahoo, apo përpunimin e paligjshëm të të dhënave të 87 milionë përdoruesve në Facebook nga ana e Cambridge Analytica? Tani, platformat e përfshira duhet të lajmërojnë menjëherë “ose aty ky është e mundur, brenda 72 orëve nga momenti kur vihen në dijeni”, autoritetin mbikëqyrës dhe ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt, përveçse në rastin kur shkelja nuk paraqet rrezik.
Ne mund t’u drejtohemi direkt kompanive që përpunojnë të dhënat tona. Duke filluar nga e premtja e kësaj jave, datë 25 maj, mund t’i bombardojmë me pyetje kompanitë dhe platformat. Dhe ato duhet të na përgjigjen, në rast se nuk duan të gjobiten, me gjoba që mund të shkojnë edhe në 4 për qind të qarkullimit të përvitshëm. Asnjëherë si në këtë moment, këshillohet të lexoni me kujdes kushtet e përdorimit dhe informacionet para se t’i pranoni. Nëse kuptoni se jeni bërë protagonist i një abuzimi, ju duhet “të trokisni tek dera” e kontrolluesve të të dhënave. Në rast se nuk merrni përgjigje ose zgjidhje, ju duhet të bëni një ankesë te garantuesi i të dhënave apo t’i drejtoheni gjykatës.
Fraksion.com