AktualitetPolitikëTë fundit

PS plotëson karrigen e Tahirit edhe në komision; I zë vendin te “Ligjet”

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka propozuar Spartak Brahon si anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë pritet të zëvendësojë ish-ligjvënësin Saimir Tahiri,  i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë.

Braho do të jetë anëtar zëvendësues edhe në Komisionin e Sigurisë. Ai ka qenë më herët kryetar i Komisionit të Sigurisë.

 

Fraksion.com