AktualitetBota+Të fundit

Ministri gjerman: Evropa e bashkuar në vendimin për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore të Iranit

Vendet europiane do të mbeten të bashkuara në vendosmërinë e tyre për t’u përmbajtur  marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, pavarësisht vendimit të Uashingtonit për të dalë nga marrëveshja, u tha gazetarëve në Uashington të mërkurën Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Maas tha se ai shpjegoi pozitën gjermane dhe evropiane në një diskutim të sinqertë, por konstruktiv me këshilltarin e sigurimit kombëtar John Bolton, duke argumentuar se ështe e rëndësishme të shmanget çdo ripërtëritje e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

“Europa është shumë, shumë e bashkuar në qëndrimin e saj mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Maas, i cili do të takohet më vonë me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo.

 

Fraksion.com