Life Style

‘Kujdes nga këto të 5-ta, janë femrat më misterioze dhe ”të rrezikshme” të horoskopit

Femrat janë qeniet më komplekse. Ato janë sa të dashura, të sjellshme e të mira, po aq edhe misterioze. Ka disa femra prej të cilave duhet të kemi kujdes, sepse konsiderohen të fshehta dhe të rrezikshme (shaka).

Dashi: Nuk është sekret për asnjë që Dashi është kokëfortë. Mos u nxitoni ta hapni zemrën tuaj dhe të tregoni sekretet tuaja. Në fund të fundit, Dashi shumë lehtë përdor pikat e dobëta, nëse duhet të fitojë një luftë kundër jush.

Luani: Gratë e Luanit nuk i durojnë dot intrigat. Por në të njëjtën kohë me këto femra, nuk duhet të humbisni vëmendjen tuaj. Ato mund të sulmojnë në çdo kohë. Ato kërkojnë admirim të vazhdueshëm nga të tjerët.

Virgjëresha: Femrat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë shumë të turpshme, por ka diçka tërheqëse në to. Ndonjëherë ato mund të tregojnë kundërshtimin e tyre, sidomos kur dikush dëshiron t’i korrigjojë ato, ose u thotë atyre të bëjnë diçka, sipas tej. Në fund të fundit, ka vetëm dy mendime për to: mendimin e virgjëreshës dhe mendimin e gabuar.

Akrepi: Akrepi është një mik shumë i mirë. Por nëse e keni kaluar rrugën e Akrepit, atëherë mos prisni mëshirë. Ajo do ta kthejë jetën tuaj në një ferr të vërtetë, dhe do të shikojë vuajtjet tuaja me interes.

Binjakët: Femra shumë interesante, por shpesh kanë një personalitet të dyfishtë. Ndonjëherë ato janë shumë interesante, dhe në raste të tjera mund të gënjejnë duke ju parë drejt e në sy, dhe nuk skuqen fare, dhe kjo shpesh ndikon në ata që nuk janë indiferentë ndaj Binjakëve.

 

Fraksion.com