Ja se kë lë Rama jashtë liste, në ftesën e tij
Kryeministri Rama me mirëngjesin e tij të zakonshëm për shqiptarët, sot i ka bërë të gjithëve një ftesë për të vizituar vendet më të mira në Evropë dhe ftesën ai e bën në rrjetin e tij social Facebook.
Por kryeministri në këtë ftesë ka lënë pa ftuar “kokat e mëdha” të klubit të llafeve të Tiranës.
Rama thotë se “kokat e mëdha” vazhdojnë të thonë se Tirana është bërë qytet i pajetueshëm, ndryshe nga sa vlerëson Lonely Planet.
Ja statusi i plotë i z Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me ftesën që të shkoni vetë deri tek numri 10 në listën e dhjetë vendeve më të mira për t’u vizituar këtë vit në Europë😊 e pastaj t’i lini të vazhdojnë “kokat e mëdha” të klubit të llafeve të Tiranës të thonë se Tirana është bërë qytet i pajetueshëm👎 ju uroj një ditë të bukur“
Shqipëria e Kosova janë në 10 destinancionet më të mira për t’u vizituar në 2018-ën, sipas Lonely Planet, një prej agjencive më të mëdha në botë të guidave turistike.
Vendin e parë në renditje e mban rajoni i Emilia-Romanias, sipas guidës prestigjioze botërore të udhëtimeve.
Kosova me ndërtimet e vjetra otomane, vjen e katërta në sugjerimet e Lonely Planet.
Pjesë e sugjerimeve është edhe Shqipëria, ose më saktë kryeqyteti i vendit tonë, Tirana. Lonely Planet vlerëson Tiranën gjithashtu edhe për ndërtimet e periudhës otomane dhe arkitekturën sovjetike.
Fraksion.com