AktualitetBota+Të fundit

Emiratet e Bashkuara: Nuk kishim rol në zgjedhjet amerikane

Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, mohoi të ketë patur përpjekje nga vendi i tij, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, në favor në Donald Trumpit.

Javën e kaluar, gazeta “The New York Times” njoftoi se djali i Presidentit, Donald Trump i Riu, kishte patur një takim ku kishin marrë pjesë përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Arabia Saudite.

Sipas Times-it, një i dërguar i ka thënë Trumpit të Ri se krerët e të dy shteteve dëshironin ta ndihmonin Donlad Trumpin për t’i fituar zgjedhjet presidenciale.

Avokatët e Trumpit të Ri kanë thënë se takimi nuk pati ndonjë rezultat, që sipas gazetës, është një fakt që mund të tregojë se vende të tjera, përveç Rusisë, mund të kenë ndërhyrë, ose janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës në favor të zotit Trump./VOA

 

Fraksion.com