AktualitetPolitikëTë fundit

Topi: Berisha drejton ende PD-në

Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar ne emisionin Studio e Hapur te gazetares Eni Vasili, ka thene se eshte i bindur qe PD e drejton ende praktikisht ish kryeministri Sali Berisha dhe ka shprehur keqardhjen e madje ka dhene edhe nje arsye se perse sipas tij, Berisha ka hequr nga partia personalitete qe perbejne memorien e saj, si Topalli.

“Unë nuk e kam me zotin Basha, por me institucionin e kryetarit. Kam pasur pakënaqësitë e mia me disa që janë larguar padrejtësisht nga PD. Unë s’kam pasur marrëdhënie normale gjatë detyrës sime me zonjën Topalli se ishte pjesë e mendimit politik të Sali Berishës, por kjo s’më heq mua asnjë lloj të drejte të them që është bërë një gabim i madh që i hiqet memoria zonjës Topalli e të tjerëve. Marr Topallin se kemi bashkëudhëtuar në momente shumë të vështira. Sot vjen një njeri që sipas meje s’është vendimmarrja e tij, s’ka gjëra në atë parti poltike që bëhen pa ideimin e mjeshtrit të madh Sali Berishës”.

Pyetje: Pse do i interesonte Berishës të hiqte ish bashkëpunëtorët e tij?

Topi: Unë duhet të rri gjatë që t’u jap atmosferën e brendshme. Historia është që në përfundim do të lërë një PD pa memorie të bahkëkohësve të tij, do t’ja lejë një personi që tek e fundit drejton një parti politike zyrtarisht, por praktikisht, unë jam i bindur për këtë punë, drejtohet..dhe kjo është arsyeja që shpresat që një opozitë do kthehet në mazhorancë jo janë minimaliste, por janë inekzitente dhe kjo është arsye që kryeministri aktual në vend që në mandatin e dytë të bëhet me i butë, bëhet më arrogant se është vetë sistemi që i prodhonm këto.

 

Fraksion.com