AktualitetBota+Të fundit

Shefi i tregtisë së BE-së: Trump dëshiron më shumë nga BE-ja për heqjen e tarifave

Propozimet e Europës për të hapur tregje më të gjera për produktet e SHBA-së duke përfshirë makinat duket se nuk e kanë bindur Uashingtonin për të hequr kërcënimin e tarifave të importit për çelikun dhe alumin e BE-së, tha të martën shefi i tregtisë së bllokut.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka caktuar tarifa prej 25 përqind për çelikun  në hyrje dhe 10 përqind për aluminin, për shkak të sigurisë kombëtare, por i ka dhënë prodhuesve të BE një përjashtim deri më 1 qershor në pritje të rezultatit të bisedimeve.

 

Fraksion.com