Rama: PD e dëshpëruar; Luan me një bllof aq skandaloz sa ai i ditëziut Babale
Kryeministri Edi Rama thotë se është një blof skandaloz audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Ai thotë se “Lulëzimi dhe shqupatarët e tij,” jovëm që janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera por u është djegur edhe siguresa e mendjes.
Nëpërmjet një statusi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se fakti që kanë guximin të luajnë publikisht me një blof të tillë tregon vetëm dëshpërimin e PD.
Reagimi i kryeministrit Rama në Facebook:
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?🤔”, shkruan Kryeministri.