Palestina dorëzon në GJNP dosjen për masakrat e Izraelit
Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad el-Maliki, ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dosjen për vendbanimet hebreje të Izraelit dhe për krimet e luftës ndaj palestinezëve në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Maliki në një konferencë për media pas dorëzimit të dosjes tha se kanë ndërmarrë një hap historik për sigurimin e drejtësisë për palestinezët të cilët ende po iu nënshtrohen krimeve në mënyrë sistematike.
“Me dosjen e dorëzuar te kryeprokurorja e GJNP-së, Fatou Bensouda, kërkuam realizimin e menjëhershëm dhe të pavonuar të hetimeve. Në dosje ka dëshmi të mjaftueshme për krimet e kryera. Këtë hap e ndërmorëm për palestinezët të cilët nga brezi në brez vuajnë nga krimet e padënuara të Izraelit”, tha Maliki.
Duke shprehur se ata të cilët kanë shkaktuar këto krime duhet të mbahen përgjegjës, Maliki tha se “Në dosjen e dorëzuar janë në dispozicion të gjitha krimet e kryera në tokat dhe kufijtë e Palestinës. Këtu përfshihet edhe Kudsi Lindor dhe Rripi i Gazës. Sidomos ekzistojnë dëshmitë në lidhje me sulmin e pamëshirshëm të realizuar në Marshimin e Kthimit të Madh. Nuk do të lejojmë që kjo padrejtësi të jetë e ardhmja e Palestinës”.
Maliki tha se janë të gatshëm për të dhënë mbështetje të plotë për të ndihmuar për përparimin e hetimeve.
Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri ndaj palestinezëve të cilët protestonin kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds, 62 palestinezë kanë humbur jetën, kurse mijëra të tjerë u plagosën.
Fraksion.com