Integrimi, Hahn: Kemi publikuar strategjinë, duhen përmbushur pritshmëritë
Në intervistën e tij në televizionin francez “France 24” ,për “Talking Europe”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi “një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.
“E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë t’i nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”, është shprehur Hahn.
Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare do të ishte një farë konsolidimi.
Fraksion.com