AktualitetPolitikëTë fundit

Basha, rikujton Revoltën e Qafë Barit; ‘Të bashkohemi më 26 maj’

Kryetari PD Lulzim Basha ka rikujtuar revoltën e Qafë Barit, duke thënë se si 34 vjet më parë u fitua për disa orë liria.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se këto shembuj të heroizmit dhe atdhedashurisë duhen të shfaqen te të gjithë shqiptarët.

Ai u bën ftesë për t’u bashkuar në protestën që do të zhvillohet të shtunën më 26 maj, në orën 11 në Tiranë.

Sipas tij, kjo protestë do të jetë simbol i ngritjes kundër padrejtësisë e kundër qeverisë së lidhur me krimin.

 

Ja statusi i Plotë i Bashës në facebook:

 

“11 vite pas kryengritjes se Spacit qe ngjalli shprese dhe i dha kurajo njerezve, nje tjeter akt heroik ne nje tjeter burg famekeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Te denuarit politike ngriten krye ndaj shtypesve te tyre. Fale kurajos se tyre mbinjerezore ne Qafen e Barit, si sot 34 vjet me pare u fitua per disa ore liria, per disa ore ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat qe kryen keto akte heroike, jane frymezim njerezor dhe atdhetar. Ata kerkuan lirine, ata u ngriten kunder padrejtesise brenda burgjeve mizore.

Ne shembullin e guximit te tyre te pashoq, do te bashkohen te shtunen shumica e shqiptareve qe e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra te lidhur drejtperdrejt me bandat, pa nje kryeminister qe mbron hapur te keqen.

Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, ne oren 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesise, kunder qeverise se lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithe Europa.”, shkruan Basha

 

Fraksion.com