“Unë nuk jam Salianji”, deputeti me parullë ironizuese te Krimet e Rënda
Deputetët e PD-së dhe gazetari Jetmir Olldashi dëshmojnë sot në lidhje me audio-përgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.
Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë pranë akuzës deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe ekspertin ligjor të PD, Gazmend Bardhi.
Të tre ata në pozicionin e personave do të paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në cilësinë e personave që kanë të dhëna të vlefshme.
Salianji dhe Bardhi kanë qenë të përpiktë me orarin, teksa në 10:00 kanë hyrë në ambientet e organit të akuzës.
Në momentin që kaluan para kamerave, Salianji mbante në duar një letër ku shkruhej: “Unë nuk jam Ervin Salianji”, duke ironizuar pretendimet e vëllait të ministrit që ka deklaruar se nuk është ai personi në audio-përgjim
Fraksion.com