Shtyhet taksa e re e pronës, Ahmetaj: Nis nga 1 janari 2019, ky vit do të jetë fazë tranzitore
Qeveria ka pranuar se Bashkitë nuk janë gati për zbatimin e taksës së pronës sipas metodologjisë ndaj 1 janari 2019 do të jetë afati i ri kur nuk do te ketë tolerime. Gjithsesi viti 2018 do të cilësohet një fazë tranzitore. Detajet i bëri të ditura Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj. “Taksa e pronës ka një metologji kristal të qartë. Ne kemi shpërndarë tabelat për bashkitë. Taksa e pronës nuk është nje takse e re. Qeverisja vendore te ketë një kontroll te rreptë. Periudha 2018 është periudhe tranzitore në mënyrë që 1 janar 2019 te aplikohet” tha Ahmetaj.
Deklarata e Ahmetaj vjen vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që reformon taksën e pronës ndërkohë që aktualisht Bashkitë kanë shprehur shqetësim për mungesën e bazës së te dhënave e cila ka nevojë për rifreskim.
Sakaq disa prej bashkive kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes një agjenti tatimor siç është ujësjellës kanalizime. Të tilla janë Bashkia e Tiranës, Durrës, Shkodër.
Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%./Monitor
Fraksion.com