AktualitetPolitikëTë fundit

Sherr te Ligjet, Manja: S’është komisioni i Babales ky

Tone të forta dhe debat i ashpër te Komisioni i Ligjeve mes deputetëve të PD dhe shumicës në komision. Deputetet e PD e kanë nisur fjalën me denoncimin dhe qëndrimin që duhet të mbahet për cështjen Xhafaj, ndërkohe që shumica ka kërkuar vijimin e rendit të ditës.

Deputetët e PD nuk kanë lejuar vijim normal të punimeve në këtë komision, pasi sipas tyre qeveria duhet të jap shpjegime për vëllain e ministrit dhe aferat e tjera. Pas debetash, PD ka braktisur punen e komisionit

Debati

Ulsi Manja: Sallën e ke në kat të dytë, bëni deklarata mbani qëndrime sa të doni.

Klevis Balliu: A ka mundësi të marr fjalën unë, nuk do arrini dot të vazhdoni të mbroni çdo ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Më shumë përgjegjësi keni ju që i mbroni se sa ata vetë

Balliu: I keni bërë punimet palaço, jemi bërë palaço nga i pari te i fundit, dje mbronit Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie,

Manja: Ke munguar këtë javë.

Balliu: I keni nxjerrë gjithë mafioze, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët te partia juaj. Njërit e vratë në burg, pasi i droguat shqptarët po i vrisni.

Manja: Ju lutem të jemi racionalë, vazhdojmë me rendin, me nenin…

Balliu: Të gjitha ligjet i keni bërë nul, ke e keni vetingun në polici, ku e ke se je marrë me të gjitha, ku e ke?

Manja: Ju lutem…

Balliu: Nuk ka, nuk të kanë votuar shqiptarët për të mbrojtur drogën.

Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin.

Manja: S’është komisioni i Babales ky./Mapo.al

 

Fraksion.com