Rama: Ja si shkohet në Gjirokastër duke evituar Qafën e Muzinës
Kryeministri Edi Rama i ka uruar një javë të mbarë shqiptarëve duke treguar një nga projektet e paketës transformuese.
Këtë herë ai ka zgjedhur për të treguar projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë që do të sjellë shumë lehtësi për qytetarët.
Postimin e ka bërë për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebbok
Ja postimi i Kryeministrit:
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.