AktualitetTë fundit

Polemika për ngjashmërinë e asistentit zanor të Google me njeriun

Hiper realist, versioni i fundit i aistentit zanor të Google, që mund të bëjë një telefonatë në vendin tuaj, ngatërrohet lehtësisht me një njeri. Pak e tepruar, për shijet e disave.

Duke prezantuar para disa ditësh me krenari modelin e ri të Google Assistant, shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, shkaktoi shumë habi duke marrë admirime por gjithashtu edhe ngrirje të buzëqeshjes mes mijëra informaticienëve dhe gazetarëve të ardhur këtë javë në konferencën vjetore të programuesve në Kaliforni.

Ai publikoi një bisedë mes një pajisje të mbushur plotë inteligjencë artificiale dhe një punonjëseje në një sallon bukurie. I ngarkuar me detyrën që të lënë një takim, Google Assistant është jashtëzakonisht realist, madje edhe mërmërit “mmmhhh …mmmhhh” ndërkohë që bashkëbiseduesja e tij i thotë të presë sa të konsultohet me oraret.

Kjo është një nga bisedat më natyrore mes një asistenti zanor dhe një punëtoreje, e cila nuk e kupton aspak që po flet me një makinë.

Kjo teknologji që quhet ‘Duplex’ i mundëson kompjuterit të bisedojë në mënyrë të natyrshme, shpjegojnë përgjegjësit e Google.

Sipas gjigantit teknologjik, ky sistem është njëkohësisht i nevojshëm për klientët, sepse i ndihmon të fitojnë kohë, si dhe për kompanitë e vogla që nuk kanë faqe interneti për të marrë takime.

Menjëherë, habia i la vendin një debati etiko-moral nëpër rrjetet sociale, ku disa vlerësojnë se bashkëbiseduesit duhet të paralajmërohen kur flasin me një kompjuter në vend të një njeriut, të tjerë ngrenë pyetje mbi mënyrën se si këta robotë shumë bindës mund të jenë pas si shumë të dobishëm për propagandën tregtare apo politike./gazetaekonomia

 

Fraksion.com