Noka: Përgjim tjetër për Xhafajn, të shtunën ju largojmë; Braçe: Bujrum, merreni pushtetin si në ’96
Demokratët kanë vijuar me të njëjtën strategji duke bllokuar punën në komisionet parlamentare dhe duke u përqendruar vetëm tek çështja e vëllait të minsitrit Xhafaj.
Partia Demokratike pretendon se ka një material tjetër kompromentues për qeverinë.
Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të ashpra mes deputetit të PD Flamur Noka dhe kreut të komisaionit Erion Braçe.
Noka paralajmëroi se do të ketë material të ri që do publikohet.
“Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”, deklaroi Noka.
Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996.
“Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin”, tha Braçe në përgjigje të deklaratve të Nokës.
Fraksion.com