Kardhiq-Delvinë: Projekt transformues për ekonominë dhe turizmin
Kardhiq – Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zones së Gjirokastrës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video nga projekti I këtij aksi të rëndësishëm rrugor që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
Pas këtij sezoni veror nisin punimet për të përfunduar 16 kilometrat e mbetura të rrugës Kardhiq-Delvinë në jug të vendit, ndërsa aksi i ri do të jetë gati brenda 2 viteve të ardhshme.
Në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë me një gjatësi rreth 34 km, deri më tani janë përfunduar 7.6 km, nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës dhe 9.7 km, nga Delvina në drejtim të Vergos.
Ndërsa përfundimi i punimeve në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ishte lënë në harresë prej shumë kohësh.
Në qarkun Gjirokastër, MIE ka parashikuar edhe ndërtimin e by-pass-it të Tepelenës.
Investimet në infrastrukturën kombëtare përbëjnë një prioritet të rëndësishëm për qeverinë shqiptare, e cila parashikon që gjatë viti 2018 të financojë 10 segmente të rëndësishme rrugore, mes të cilave është edhe rruga Kardhiq-Delvinë, pjesë e infrastrukturës turistike që të çon drejt qytetit bregdetar të Sarandës.