AktualitetTë fundit

Ja kush do të gjykojë Izet Haxhinë

Besnik Hoxha do të jetë gjyqtari i cili do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e çështjes së Azem Hajdarit, ngjarje për të cilën ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg në mungesë.

Është pikërisht emri i këtij gjyqtari që ka dalë pas hedhjes së shortit.

Por kush është gjyqtari Hoxha. Ai mbahet mend se ka pasur në dorë një prej dosjeve më të bujshme, atë të “21 Janarit”.

Ky gjyqtar ishte pjesë e trupës që shpallën të pafajshëm ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi si dhe komandantin e “grupit të zjarrit” Agim Llupo.

Ndërkohë, në vitin 2002, këtij gjyqtari i vendosën tritol në derën e banesës. Në atë ngjarje, e cila edhe sot ëhstë e pazbardhur, nuk pati persona të lënduar.

 

Fraksion.com