AktualitetBota+Të fundit

FBI nën hetim: Dyshohet se infiltroi spiun në fushatën e Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë nëse agjentët e FBI spiunuan fushatën zgjedhore të Presidentit Donald Trump në 2016 për “qëllime të papërshtatshme”. Në një cicërimë në Tëitter, Trump tha se donte të dinte nëse administrata e paraardhësit të tij urdhëroi një veprim të tillë.

Thirrja vjen pasi raportet e medias amerikane sugjerojnë se FBI përdorte një ndihmës të fushatës për mbledhjen e informacioneve.

Zëvendës/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein tha se veprimi do të merret ndëshkim penal nëse do të gjendet ndonjë provë për infiltrim të mundshëm.

“Nëse dikush është infiltruar ose mbikëqyrur pjesëmarrësit në një fushatë presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duhet ta dimë dhe të ndërmarrim masat e duhura”, tha Rosenstein në një deklaratë.

Cili është qëllimi i hetimit?

Ekziston një hetim në të gjitha aspektet që ka të bëjnë me fushatën e Trump për zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Rusia u përpoq të ndikonte mbi rezultatin. Kërkesa e fundit e Trump erdhi mes një serie postiqesh të dielën, ku u denoncua një “gjueti shtrigash”.

Kjo i referohet hetimeve në vazhdim të udhëhequra nga avokati special Robert Mueller në përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim midis Kremlinit dhe fushatës zgjedhore të zotit Trump dhe nëse presidenti u përpoq në mënyrë të paligjshme që të pengonte hetimin.

Trump ka sulmuar vazhdimisht hetimin e Mueller. Ai akuzoi FBI-në të premten se kishte dërguar një spiun në ekipin e tij të fushatës.

New York Times shkroi një artikull ku thuhet se në të vërtetë kishte një informator të FBI-së – identiteti i të cilit nuk u zbulua – që ishte dërguar për të folur me ndihmësit e fushatës, por vetëm pasi FBI kishte pranuar raporte për “kontakte të dyshimta të lidhura me Rusinë”.

Informatori – një akademik amerikan që punonte në Mbretërinë e Bashkuar – kishte kontaktuar me George Papadopoulos dhe Carter Page. Edhe Washington Post raportoi diçka të ngjashme.

Çfarë ka gjasa të ndodhë më pas?

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë refuzuar të japin dëshmi për krerët e Kongresit mbi çështjen. Ata kanë argumentuar se duke vepruar kështu do ta vinte jetën e informatorit – ose atë të kontakteve të tij – në rrezik. Trump mund të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, i cili ka mbikëqyrje mbi FBI-në, për nxjerrjen e dokumenteve.

 

 

 

 

Fraksion.com