Audio-përgjimi vijon, Salianji: Agroni flet për 100 kg e sipër te pjesa tjetër
Përreth dy orë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për audio-përgjimin e Agron Xhafajt dhe Alber Veliut.
Gjatë largimit nga Prokuroria, Salianji tha për mediat se nuk ka besim tek organi i akuzës, pasi, sipas tij, “është 100% në dispozicion të qeverisë”.
“Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal dhe njihet si bos droge. Qeveria është e përfshirë në lidhje me krimin. Është fakt që Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria për të mos bërë të mundur hetimin e grupit të tij kriminal. Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi deputeti demokrat”, deklaroi Salianji.
Sipas Salianjit provat e publikuara nga PD dhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm bazuar në to, nuk janë asesi akuza politike, pasi ka edhe një pjesë të dytë të audio-përgjimit që disponohet nga PD, ku dëgjohet zëri i Bashkëpunëtorit X, zëri i Agron Xhafajt, gazetarit Olldashi e ku vëllai i ministrit thotë se ai flet “për 100 kile drogë e sipër”./Gazeta Shqip
Fraksion.com