Alibeaj: Nuk do të lejoj që procesi të merret peng
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pas daljes nga prokuroria ai tha për mediat se nuk do të lejojë që procesi penal të merret peng nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai theksoi se duhet të vinin për të dëshmuar në Prokurori persona të tjerë.
Alibeaj tha para gazetarëve se “Meqënëse Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar dhe parashikon dhe mundësinë që dhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin pozitë procedurale, brenda procedimit penal, ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale, unë shfrytëzova këtë lloj mundësie, qoftë dhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe bëra kërkesë që që sot e në vazhdim jam përfaqësues i këtij viktimave të këtij fenomeni kriminal.
Unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, këqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Nëse ka marrë përsipër kokat e prokurorisë, procesin penal nuk kanë për ta marrë. Viktimat? Janë të gjithë shqiptarët. Brenda këtij procesi do ushtrojë të gjithë ta drejtat e mia”, tha Alibeaj.
Fraksion.com