Lufta tridhjetё vjeҁare: Njё mizori qё karakterizoi Gjermaninё
Para 400 vjetёsh nisi lufta 30 vjeҁare – njё luftё pёr fe dhe pushtet qё e zhyti nё kaos Europёn Qendrore. Marrёveshja e paqes e vitit 1648 mund tё shёrbejё edhe sot si model pёr zgjidhjen e konflikteve aktuale.
Aristokracia protestante mё 23 maj 1618 sulmoi kёshtjellёn e Pragёs. Ajo kёkronte lirinё e besimit nga pushtetmbajtёsit e perandorit katolik tё Perandorisё sё Shenjtё Romake tё Kombit Gjerman. Kjo pёr arsyen, se perandori Mathias i pati kufizuar tё drejtat e protestantёve. Pas njё beteje verbale aristokratёt nga Bohemia, Çekia e sotme, i hodhёn nga dritarja perandorakёt. Fati e deshi qё burrat t’i mbijetojnё rrёzimit. Kёtё akt kryengritjeje, qё hyri nё histori si rrёzimi i Pragёs nga dritarja, perandori habsburgas Matthias e vlerёsoi si shpallje tё luftёs. Ai deshi ta mbysё me dhunё qysh nё filiz rebelimin protestant. Kёsisoj nisi lufta tridhjetё vjeҁare, qё rёnoi pothuajse tё gjithё Europёn Qendrore. Pёr Gjermaninё ajo u thye nё njё traumё. “Kjo luftё padyshim ka lёnё shumё mё tepёr gjurmё tё thella nё Gjermani se luftrat e mёvonshme – ndoshta me pёrjashtim tё dy luftrave nё shekullin e njёzet”, gjykon politologu Herfried Münkler nga Universiteti Humboldt i Berlinit nё bisedё pёr radion Deutschlandfunk.
Instrumentalizim i fesë
Njё pёrzierje eksplozive shkaqesh bёri, qё konflikti nё Bohemi tё pёrshkallёzohet nё njё betejё tё pakontrollueshme. Ndёrsa njё valё e gjatё tё ftohti tё vazhdueshёm shkatёrroi tё korrat, nё popull po pёrhapej prej supersticiozitetit njё frymё apokalipsi. Çёshtjet e besimit fetar shkaktonin grindje shtesё: rreth njёqind vjet pas fillimit tё reformacionit dhe ndarjes sё kishёs protestatёt dhe katolikёt u pёrballёn nё rivalitet tё fortё.
Edhe mё shumё vёshtirёsohej situata prej interesave laike. “Feja u instrumentalizua pёr interesa politike”, thotё pёr DW Elisabeth von Hammerstein nga fondacioni hamburgas Körber. “Bёhej fjalё po aq edhe pёr faktorё tё politikёs pёr pushtet”, shpjegon politilogia. Perandori dhe disa nga princat pёrpiqeshin tё jepnin tonin pёrcaktues nё perandori. Kёtyre u shtohen edhe forcat nga jashtё. “Francezёt, habsburgasit, suedezёt si dhe anglezёt e madje edhe osmanёt e konsideronin rajonin mjaft relevant pёr sigurinё e tyre dhe luftonin pёr dominancё ose pёr tё penguar influencёn e fuqive tё tjera.” Religjoni ishte si benzina, thekson von Hammersten, “qё u hodh pёr kёtё qёllim nё zjarr”.
Pёrmasat e reja tё tmerrit
Historianёt dhe politologёt shohin paralele nё konfliktet aktuale, si ai nё Siri. Fillimisht nё kёtё vend arab kishim tё bёnim me njё kryengritje tё forcave sunite kundёr familjes sunduese alevite tё Baschar al-Assadit. Por shpejt ajo u shndёrrua nё njё luftё interesash nga jashtё”, thotё von Hammerstein. Nё Siri janё Irani, Arabia Saudite, Turqia dhe Rusia, e po ashtu edhe SHBA-ja, qё ndjekin interesat e veta dhe e bёjnё edhe mё tё ndёrlikuar situatёn.”
Edhe lufta tridhjetё vjeҁare arriti njё dimension tё ri, kur shtetet e tjera ndёrhynё ushtarakisht. Ushtri tё tёra tё shfrenuara dhe mercenarё tё etur pёr plaҁkё vёrshuan pёrmes vendit. Ato bёnё shkrumb e hi qytete e fshatra tё tёra, masakruan banorёt, pёrdhunuan gratё. Madje edhe fёmijёt ranё viktimё. Shumё njerёz vdiqёn urie ose prej epidemive si kolera, qё pёrhapej prej ushtrive, kёsisoj dhjetra mijёra njerёz morёn arratinё.
Frika pёr mbijetesё u bё shoqёruesja e pёrhershme e njerёzve nё atё kohё. Pёr ta secila ditё ishte si njё udhёtim i rrezikshёm drejt sё panjohurёs. Mjerimi dhe urrejtja formёsuan njё gjeneratё tё tёrё tё traumatizuar, qё nuk njihte asgjё tjetёr pёrveҁ jetёs nё luftё. Numri i tё vdekurve nё luftёn tridhjetё vjeҁare luhatet nё studimet e bёra rreth tre deri nё nёntё milionё, nё raport me njё popullsi asokohe prej 15 deri nё 20 milionё. Nё kёtё relacion numri i viktimave ёshtё mё i lartё se nё Luftёn e Dytё Botёrore. Vetёm pak zona tё vendit nuk u prekёn: rendi shtetёror u shkatёrrua. Ndёrkohё qё vende tё tjera po prosperonin, Gjermania vuante asokohe humbjen dhe depresionin.
“Nё aspektin social-ekonomik kjo luftё e ktheu Gjermaninё dekada pas”, thotё politologu Herfried Münkler. Njё luftё, nё tё cilёn humb jetёn pothuajse njё e treta e popullsisё, “ёshtё si njё damkё nё vetёdijen e njerёzve.” Pёrvoja e tё qenit si njё lodёr nё duart e fuqive tё huaja dhe fushёbeteja e ekzekutimit tё konflikteve tё tyre, e ka karakterizuar Gjermaninё. Madje ekspertё si Münkler janё tё bindur, qё kjo traumё ka ndihmuar qё Rajhu gjerman dhe diktatura nazaiste tё argumentojnё me tё luftrat e tyre sulmuese nё Luftёn e Parё e tё Dytё Botёrore.
Zgjidhja paqёsore pas pesё vjet negociatash
Nё luftёn tridhjetё vjeҁare nё mesin e dekadёs sё tretё tё betejave palёt e konfliktit janё tё raskapitura ose pjesёrisht tё kёnaqura me sferat e tyre tё influencёs. Pesё vjet nё Mynsterin katolik dhe nё Osnabrückun protestant ato kёrkojnё njё zgjidhje paqёsore. Pёr herё tё parё shtetet e Europёs merren me kontinentin nё tёrёsi dhe duan qё tё marrin bashkarisht pёrgjegjёsinё pёr tё. Mё 24 tetor 1648 palёt e luftёs nёnshkruajnё nё Mynster marrёveshjen e paqes, qё konsiderohet si njё arritje mjeshtёrore diplomatike, sepse me tё u arritёn kompromise tё shumta si p.sh. lidhur me lirinё e besimit.
Protestantёt dhe katolikёt bien dakord, qё “grindjet fetare nuk mund tё sqarohen nё aspektin teologjik, por duhen kёrkuar zgjidhje pragmatike, larg diskutimit, se kush ka tё drejtё”, thotё von Hammerstein. Ndёr tё tjera marrёveshja e paqes pёrcakton barazinё e orientimeve fetare tё krishtera. “Me kёtё u krijua baza pёr njё bashkёjetesё paqёsore mes konfesioneve, gjё qё pas shumё dekadash dhune e lufte dukej si e pamundur.” Ruajtjen e paqes e siguron njё sistem garancish. Nёse p.sh. njёra palё shkel marrёveshjen, atёherё nёnshkruesit e tjerё kanё tё drejtё tё ndёrhyjnё, pёr tё rivendosur status quo-nё.
Gjithashtu sovraniteti i perandorit u kufizua dhe princёrve iu dha mё shumё pushtet. Me kёtё Perandoria mori drejtimin e njё lidhjeje tё ҁlirёt shtetesh. Ndёrsa nё vendet si Franca u forcua pushteti qendror, nё Gjermani ndodhi e kundёrta. Rritja e pushtetit tё princёrve nё principata ёshtё edhe sot si njё nga gurёt themeltarё tё rendit federal, ku nё lande kryeministrat me xhelozi ruajnё tё drejtat, qё u takojnё landeve federale.
Frymёzim pёr pёrpjekjet e sotme pёr paqen
Paqja e Vestfalisё shpesh citohet si shembull pёr zgjidhjen e konflikteve tё tjera. Njё model edhe pёr Lindjen e Mesme? Nё kongresin e historianёve gjermanё mё 2016 ish-ministri i Jashtёm, sot president i Gjermanisё, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh, se Ministria e Jashtme “i ka shqyrtuar instrumentet e Paqes sё Vestfalisё, nёse ato mund tё jenё relevante nё pёrpjekjet aktuale pёr paqen.” Ai theksoi rolin e rёndёsishёm tё garancive ndёrkombёtare dhe bёri thirrje pёr njё “proces pa tabu tё peshimit” (tё kёtij modeli). Njё intelektual arab i ka thёnё atij, se: “Ne kemi nevojё pёr njё Paqe Vestfalie nё rajonin tonё.”
Edhe politologia von Hammerstein e konsideron Paqen e Vestfalisё si njё burim frymёzimi. “Ka shumё nisma, ide dhe zgjidhje krijuese, qё skicojnё paqen.” Sidoqoftё Paqja e Vestfalisё ka dёshmuar, se edhe njё luftё fetare dhe pёr interesa pushteti e ngarkuar ekstremisht nё mёnyrё emocionale mund tё zgjidhet paqёsisht.”/DW
Fraksion.com