AktualitetEkonomiTë fundit

Davide Chiavegatti: Lë projektet e OKB-së për argjinare në Shqipëri

Davide Chiavegatti,  që ka punuar si drejtues projektesh për 25 vite në OKB dhe në një numër OJQ-sh, ka fituar eksperiencë në sektorin e hortikulturës nëpërmjet projekteve ku ka qenë i përfshirë.

‘Kjo ndikoi që ai të fillojë një projekt të tij, shkruan AGF, një agjenci jo qeveritare në Holandë e profilizuar vetëm për shkrime në bujqësi.

”Pas krizës në Kosovë, në vitin 2000, isha në Shqipëri për çështje pune dhe ku takova gruan time të ardhshme. Përveç kësaj unë kam dobësi për këtë vend. Vitin e kaluar vendosa të jetoj në Shqipëri, i vendosur për të prodhuar në sektorin e hortikulturës”, thotë Chiavegatti.

Në Shqipëri, Davide ka takuar një djalë të ri që kishte shumë toka, por pak eksperiencë në kontaktet me të huajt.

Të dy vendosën të ndërtojnë një kompani së bashku dhe të prodhojnë për tregun europian.

Ata shesin tashmë prodhime të klasit të parë të angjinareve franceze në Brindizi (Itali), por janë duke e shtrirë tregun e tyre edhe në Britani të Madhe.

“Ne kemi vetëm 150 hektarë, por ky është vetëm fillimi”, thotë Davide.

Kompania e re kërkon t’u mësojë prodhuesve të rinj si ata të fitojnë duke rritur prodhimin dhe jo vetëm me fruta e zarzavate por edhe me lule. Aktualisht Shqipëria importon 95% të tyre nga Holanda.

“Ne jemi duke punuar për çertifikimin bio të prodhimeve tona, që do të kompletohet në dy vite”, thotë  Davide./ata

 

Fraksion.com