Tahiri: Misteri i kostumit “Hugo Boss”, çfarë thuhet në letrën e Guardia di Finanza
Në kulmin e skandalit Tahiri-Habilaj, përveç bizhuterive të shtrenjta për të shoqen e tij, në rrëfimin e Moisi Habilajt me bashkëpunëtorët, u tha se kishte blerë një kostum “Hugo Boss” për Saimir Tahirin. Kostum që sipas Habilajve ishte përzgjedhur nga vetë Tahiri.
Në letërporosinë e ardhur nga autoritetet italiane është përfolur dhe kostumi Hugo Boss, por sipas Guardia di Finanza tregtari i dyqanit që ka thënë Moisi Habilaj e ka mohuar shitjen e kostumit në fjalë.
Hetuesit i kanë treguar fotot e Saimir Tahirit dhe e kanë pyetur nëse ai kishte zgjedhur ndonjë kostum, por përgjigja ka qenë negative.
Kjo ka qenë dhe një tjetër çështje e fortë në seancën gjyqësore të Tahirit tek Krimet e Rënda.
Pika ku Tahiri u raportua se kishte replikuar me gjyqtaren Liljana Baku, për atë çka shkruhej në letërporosi.
Ish-ministri Saimir Tahiri ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që prokuroria ka apeluar masën dhe pritet të kërkojë në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë “arrest me burg”./Mapo.al
Fraksion.com