Shkup: Zaev inicion takimet për emrin
Takimi i liderëvë është iniciuar nga kryeministri Zaev pas takimit të tij me homologun grek Alexis Tsirpas të enjten në kryeqytetin bullgar Sofje
Në klubin e deputetëve në Shkup, ka filluar takimi i liderëve, i cili po mbahet me iniciativë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilin sipas paralajmërimit, do të informojë mbi detajet e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë.
Në takimin e inicuar nga kryeministri Zaev marrin pjesë presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski.
Rikujtojmë se kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, pas një takimi me homologun e tij grek Alexis Tsirpas të enjten në kryeqytetin bullgar Sofje, theksoi se Maqedonia dhe Greqia kanë një opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit, që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët./AA
Fraksion.com