Rama, Bashës për audiopërgjimin: Zhytu thellë e më thellë në fund të llumit
Kryeministri Edi Rama sapo ka reaguar pas deklaratës për mediat të gazetarit Jetmir Olldashi, i cili tha se është ai personi që ka intervistuar dhe pretendon se ka përgjuar bisedën mes Albert Veliut dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Rama i thotë kreut të opozitës se po zhytet “në llumin e këtyre xhevahirëve”.
Ndërsa vetë, z Rama thotë se po pret provën shkencore të prokurorisë, “Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi”.
Kryeministri Rama shkruan se janë shqiptarët ata që do gjykojnë.
Këtë postim ai e ka bërë në rrjetin social në facebook.
Ja postimi i Kryeministrit:
“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan Rama.”, shkruan z. Rama
Fraksion.com