AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Prapaskenat e Sofjes; Macron pyet pse Ballkani do BE-në, ja batuta e Ramës

Liderët e Ballkanit Perëndimor për të parën herë në histori u ulën të gjithë bashkë në një tryezë të përbashkët bisedimesh me homologët e Bashkimit Europian në Samitin e Sofjes.

Përveç deklaratës së vendeve anëtare, ku theksohej mbështetja për integrimin e rajonit dhe përkrahja në realizmin e reformave kyçe, shumë pak detaje u zbuluan nga takimi dhe darka e përbashkët e liderëve.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij nga Rinasi rrëfeu se ishte darka e përbashkët, ku çështja  negociatave dhe anëtarësimit u diskutua më tepër dhe me tone shumë miqësore. Por në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev ka zbuluar për mediat një prapaskenë në samitin e Sofjes.

Ai ka rrëfyer se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë pasur një debat mes miqsh lidhur me anëtarësimin.

“Makron i tha Ramës, se përse e doni kaq shumë BE-në, kur ende as ne nuk jemi rregulluar mjaftueshëm për t’ju pranuar edhe juve”, rrëfeu Zaev.

Kryeministri maqedonas shtoi se pas kësaj Rama iu përgjigj: “Po ja që duam, sikur të gjithë duan të martohen, dhe që më pas mund t’i bien pishman”.

 

Fraksion.com