Paloka i përgjigjet Ramës: Xhevairët e tu punojnë kundër Shqipërisë
“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë! Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do të pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi! Shqiptarët do të shohin e do të gjykojnë!”
Ky ishte reagimi i Kryeministrit Edi Rama pasi Partia Demokratike Partia Demokratike publikoi dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili është ai që ka intervistuar Albert Veliun.
Kundërpërgjigjen, Rama e ka marrë nga Edi Paloka.
“E nxorri kokën fare pak nga llumi , sa për të treguar se po kapet fundi. Sa më shumë përpiqet dhe i mbron, aq më shumë zhytet në llumin e tij të krimit, aq më i pashpresë bëhet”, thotë Paloka.
“Mblodhi llumin e krimit e drogës dhe ja paraqiti shqiptarëve si xhevahirë duke i bërë kryetare bashkie, deputete e ministra… Edvin , je ti që me “xhevahirët”e tu, nga Elvis Roshi tek Saimir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar për pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni ditë e natë kundër Shqipërise e shqiptarëve”, vijon ai.
Në fund, Paloka fton qytetarët që t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike më 26 maj./TCH
Fraksion.com