Granoff: Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi
Në Tiranë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim sapo ka marrë përsipër shndërrimin e Piramidës – Muzeut të Diktatorit Hoxha – në një qendër kushtuar të rinjve, që të studiojnë teknologji të reja pas shkolle.
Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes.
Në intervistën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, që po jep fondacioni për të përmirësuar të ardhmen e vendit./VOA
Fraksion.com