Universiteti i Miçiganit: 500 milionë dollarë dëmshpërblim viktimave seksuale
Universiteti Shtetëror i Miçiganit thotë se ka arritur një marrëveshje prej 500 milionë dollarësh me qindra gra dhe vajza, të cilat thonë se ishin dhunuar seksualisht nga mjeku sportiv Larry Nasar. Ky është rasti më i rëndë në historinë e sportit amerikan, thotë Zëri i Amerikës
Marrëveshja u njoftua të mërkurën nga avokatët e 332 viktimave dhe Universitet Shtetëror i Miçiganit.
Mjeku Nassar e ka pranuar fajin dhe po vuan dënimin. Ai trajtonte altetët e kampusit të studentëve, si dhe dhjetëra gjimanstë të rinj në zyrën e tij pranë universitetit.
Ai kishte një reputacion ndërkombëtar ndërsa punonte në të njëjtën kohë për organizatën “USA Gymnastics” që merret me trajnimin e gjimnastëve.
Fituesit e medaljeve të arta në Lojëra Olimpike Jordyn Wiebber, Aly Raisman, Gabby Douglas dhe McKayla Moroney , thonë se kanë qënë ndër viktimat.
Fraksion.com