AktualitetRajoniTë fundit

Tsipras: Imagjinoni, jemi ende në gjendje lufte me Shqipërinë!

Shqipëria dhe Greqia ka mundësi që  të përmbyllin marrëveshjen për kufirin detar brenda  qershorit dhe  t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore. Këtë e theksoi kryeministri grek Aleksis Tsipras në një deklaratë pas punimeve të samitit të Sofjes

Ai tha se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte , prandaj edhe përparimi i bisedimeve, sipas tij ishin të vështira.

 “Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda qershorit”.

Pyetjes nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Tsipas iu përgjigj se kjo nuk varet vetëm nga zgjidhja e problemeve dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë, dhe se në BE ka vende që kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

 

Fraksion.com