Stoltenberg: Në një botë të paparashikueshme, kemi nevojë për një NATO të fortë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidenti Trump diskutojnë përgatitjet për samitin e korrikut
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten 17 maj. Ata diskutuan përgatitjet për Samitin e liderëve të NATO-s në Bruksel më 11-12 korrik, duke përfshirë kontributin në rritje të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe ndarjen më të drejtë të barrës brenda Aleancës.
Duke folur pas takimit në Zyrën Ovale, Sekretari i Përgjithshëm theksoi se në një botë të paparashikueshme ne kemi nevojë për një NATO të fortë. Stoltenberg e falënderoi Presidentin e SHBA-së për udhëheqjen e tij në shpenzimet e mbrojtjes, që ka një ndikim të qartë. Të gjithë aleatët e NATO-s kanë ndaluar shkurtimet dhe kanë filluar të rrisin ato, me rritjen e vazhdueshme të vitit të tretë të shpenzimeve të mbrojtës në të gjithë aleatët evropianë të NATO-s, edhe në Kanada. “Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të kontribuojmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët”, tha Stoltenberg.
Në bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm dhe Presidentin Trump u bashkuan edhe anëtarët e ekipit amerikan të sigurisë, përfshirë Zëvendëspresidentin Mike Pence, Sekretaren e Shtetit Michael R. Pompeo, Sekretaren e Mbrojtjes James Mattis, Gjeneral John Kelly, Asistent i Presidenti dhe Shefi i Shtabit dhe Ambasadori John Bolton, Asistent i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Në këtë takim, Stoltenberg gjithashtu adresoi kontributet e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë rritjen e misioneve të saj të trajnimit në Afganistan dhe Irak.
Të mërkurën mbrëma Sekretari i Përgjithshëm u takua edhe me Sekretaren e Shtetit Michael R. Pompeo, Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis dhe Ambasadorin John Bolton, Asistent i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Shtetit për bisedime mbi gjendjen në Siri, Iran dhe Rusi.
Fraksion.com