SHBA – Kinë: Bisedime tregtare
Negociatorët amerikanë dhe kinezë do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje sot në ditën e dytë dhe të fundit të bisedime që po mbahen në Uashington lidhur me tregtinë.
Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin priti sot në takim zëvendës kryeministrin kinez Liu Hë dhe zyrtarë të tjerë, thotë VOA
Shtëpia e Bardhë thotë se takimet janë vazhdim i bisedimeve të zhvilluara në Pekin dy javë më parë, me fokusin tek vendosja e balancës së duhur në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike.
Ato synojnë gjithashtu të shmangin një luftë të përgjithshme tregtare pas tensioneve mes dy vendeve lidhur me çështjen e tarifave.
Por pavarësisht qëndrimeve të tij të ashpra ndaj Kinës, shumë ligjvënës janë të paqartë lidhur me zellin e presidentit Trump për të shpëtuar kompaninë gjigante kineze të teknologjisë ZTE.
ZTE u detyrua të mbyllë një nga impiantet e saj dhe të ndërpresë pjesën dërrmuese të operacioneve pasi Departamenti amerikan i Tregtisë e ndaloi të blejë disa përbërës që prodhohen në Amerikë për produktet e tyre të konsumit.
ZTE i ka përdorur këta përbërës në mallrat e shitura në Iran dhe Korenë e Veriut në shkelje të embargos tregtare amerikane.
Fraksion.com