AktualitetKosovaTë fundit

Rritet numri i kosovarëve që marrin nënshtetësinë serbe

Për shkak se qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, shumë të rinj gjejnë rrugë të tjera për të mos e pasur problem pajisjen me një vizë. Madje, ka të rinj që kohëve të fundit po aplikojnë për të marrë nënshtetësinë e Serbisë, sipas koha.mk.

RTV Dukagjini ka kuptuar se kjo po u mundësohet në komunën e Graçanicës dhe të Novobërdës ku ende punohet sipas ligjeve të Serbisë. Ndërkaq, Haradinaj dje, në Samitin e Sofjes ka biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Secili vend e ka një kërkesë të menjëhershme – Kosova e ka liberalizimin e vizave. Bisedova edhe me Presidentin e Francës, Macron, jo me kancelaren Merkel, por këshilltaren e saj. Ka ardhur koha që Kosovës t’i jepet lëvizja e lirë. Isha direkt aq sa munda që t’iu them se kemi nevojë për përkrahjen e juaj në këtë temë. Mendoj që institucionet e BE-së brenda javës do të na pranojnë zbatimin e të gjitha kritereve, pastaj janë vendet veç e veç, proces që mund të marrë edhe disa muaj”, është shprehur Haradinaj.

 

Fraksion.com