Rita Ora biseksuale? Ja çfarë thotë i dashuri
Lajmi më i fundit që na ka ardhur nga Rita Ora, përvecc ardhjes së saj të afërt në Shqipëri, është biseksualiteti i saj. Këngëtarja e ka pohuar vetë atë sado që shkak është bërë teksti I këngës së saj më të re, “Grils”.
“‘Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Kam pasur lidhje romantike me gra dhe burra gjatë jetës dhe ky është rrugëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”, ka shkruar ajo në TËitter duke shtuar se me artin e saj dëshiron të tregojë veten dhe të forcojë fansat e saj që të ndihen krenar për veten.
“Jam përpjekur vazhdimisht të jem kontribuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe do të vazhdoj të jem”, ka thënë më tej ajo.
E ndërkohë që të gjithë filluan të bënin “search” në internet duke kërkuar për të dashurat e mundshme që mund të ketë patur Rita Ora, i dashuri i saj i ka lënë një koment, si për të na treguar se me kë është në një lidhje këngëtarja shqiptare. Në një foto të publikuar në Instagram, Andrew Watt i ka shkruar “daddy’s girl” për të na thënë se Rita Ora është e tij.
Fraksion.com